Home > Uncategorized > Humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali, u përplas me një autobus

Humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali, u përplas me një autobus

//
/
Comments are Off

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Itali.

22-vjeçari Neli Eriselto u përplas për vdekje mbrëmjen e të hënës teksa udhëtonte me një mjet tip “BMW”, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.

Mediat italiane shkruajnë se i riu ka devijuar makinën në korsinë e gabuar të rrugës dhe u përplas me një autobus, që po lëvizte në këtë aks.

22-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në vend, ndërsa makina e tij u shkatërrua plotësisht.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

The post Humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali, u përplas me një autobus appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights