Home > Uncategorized > Fituesi harron në veturë biletën fituese të lotarisë

Fituesi harron në veturë biletën fituese të lotarisë

//
/
Comments are Off

Një burrë nga Virxhinia e ShBA-së tha se një biletë lotarie me gërvishtje ishte e harruar në ulësen e pasagjerit të veturës së tij të dërgesës përpara se të zbulonte se vlente 100 mijë dollarë.

Shoferi i dërgesave Zachary Clements nga Buena Vista u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias se ai bleu biletën rrugës në Buena Vista dhe e hodhi në ulësen e veturës, ku edhe mbeti në harresë.

Clements tha se ai e rizbuloi biletën disa kohë më vonë dhe gërvishti çmimin prej 100 mijë dollarësh.

“Isha shumë i emocionuar”, kujton lojtari.

Clements theksoi se ka në plan t’i investojë paratë e fituara në biznesin e tij të dërgesave.

The post Fituesi harron në veturë biletën fituese të lotarisë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights