Barclays ka njoftuar se nuk do të sigurojë më financim direkt për projekte të reja të naftës dhe gazit.
Gjiganti bankar ka thënë gjithashtu se do të tkurr huadhënien për bizneset e energjisë të cilat planifikojnë të rrisin prodhimin e tyre të naftës nga fosilet, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Barclays është huadhënës i madh për industrinë e naftës fosile, por që është vendosur nënë presion për të frenuar mbështetjen për këtë sektor.
Grupet e ndryshme të fushatave e kanë mirëpritur këtë lëvizje, por që këmbëngulin se kjo lëvizje nuk është aq e mjaftueshme.
Sipas raportit të grupit mjedisor, Rainforest Action Network, Barclays ka qenë financuesi më i madh i sektorit të karburantit fosilor në Evropë në mes viteve 2016-2021.
The post Barclays i jep fund financimit të projekteve të reja të naftës dhe gazit appeared first on Klan Kosova.



