Home > Uncategorized > Sharif kërkon të formojë koalicion, një ditë më parë e refuzoi këtë ide 

Sharif kërkon të formojë koalicion, një ditë më parë e refuzoi këtë ide 

//
/
Comments are Off

Ish-kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif ndryshoi qëndrim të premten dhe tha se do të kërkojë të formojë një qeveri koalicioni pasi partia e tij mbeti pas kandidatëve të pavarur të mbështetur nga rivali i tij i burgosur, Imran Khan, në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Sharif u tha mbështetësve se po dërgonte vëllain e tij më të vogël dhe ish-kryeministrin, Shehbaz Sharif, për të takuar liderët e partive të tjera dhe për t’i ftuar ata të bashkohen në një koalicion, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Nawaz Sharif kishte refuzuar me ashpërsi idenë e një koalicioni vetëm një ditë më parë, kur u tha gazetarëve pasi hodhi votën e tij se donte që një parti e vetme të drejtonte Pakistanin për një mandat të plotë pesëvjeçar.

The post Sharif kërkon të formojë koalicion, një ditë më parë e refuzoi këtë ide  appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights