Bayer Leverkuseni e ka shkelur Bayernin e Munichut me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Josip Stanishiq, në minutën e 18′, pasi u shërbye mirë nga Robert Andrich. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Leverkuseni e gjeti golin e dytë në minutën e 50′, me anë të Alex Grimaldos.
Ndërkohë, për golin e fundit për “Farmaceutikët”, u kujdes Jeremie Frimpong, me një supergol në minutën e 95′.
Leverkuseni pas fitores kalon në vendin e parë me 55 pikë, pas 21 ndeshjeve, me pesë pikë larg Munichut. /Klankosova.tv.
The post “Farmaceutikët” mbidozë për Bayernin, e lënë prapa në garën për titull appeared first on Klan Kosova.


