Home > Uncategorized > Curry siguron në fund fitoren dramatike të Warriors (VIDEO)

Curry siguron në fund fitoren dramatike të Warriors (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Stephen Curry siguroi fitoren e Golden State Warriors ndaj Phoenix Suns, duke realizuar tre pikësh në sekondin e fundit, për rezultatin 113-112.

Curry realizoi 30 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, duke qenë lider i vendasve, ndërsa tek mysafirët më së shumti pikë realizoi Devin Booker, gjithsej 32 sosh.

Kjo ishte fitorja e katërt me radhë e Warriors, ndërsa këtë sezon deri më tani kanë 25 triumfe dhe 25 disfata, ndërsa për Suns kjo ishte disfata e 22, krahas 31 fitoreve.

The post Curry siguron në fund fitoren dramatike të Warriors (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights