Home > Uncategorized > Durrës: Arrestohen dy vëllezër, dyshohet se tentuan ta shtypnin me veturë një 46-vjeçar

Durrës: Arrestohen dy vëllezër, dyshohet se tentuan ta shtypnin me veturë një 46-vjeçar

//
/
Comments are Off

Policia në Durrës ka arrestuar dy vëllezër që dyshohen se tentuan ta shtypnin me veturë një 46-vjeçar.

Raportohet se i dëmtuari kishte dërguar veturën e tij te subjekti i dy vëllezërve, për ta lyer. Të dyshuarit nuk e kishin lyer automjetin, por lëviznin me të në qytet.

46-vjeçari tha se në Shkozet, ka konstatuar dy vëllezërit  që lëviznin me veturën e tij, tha policia shqiptare në një njoftim, raporton Klankosova.tv.

Viktima doli para veturës që ta ndalonte, dyshohet se pastaj vëllezërit kanë tentuar ta shtypnin duke e marrë në kofanon e veturës, deri në afërsi të universitetit.

Pas kësaj dyshohet se ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Të dyshuarit u arrestuan në flagrancë.

The post Durrës: Arrestohen dy vëllezër, dyshohet se tentuan ta shtypnin me veturë një 46-vjeçar appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights