Home > Uncategorized > Ergin Oda shpalos detaje nga koncerti i Pavarësisë së Kosovës në ShBA (VIDEO)

Ergin Oda shpalos detaje nga koncerti i Pavarësisë së Kosovës në ShBA (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Ergin Oda, në emisionin “Ora e Pasdites” në një lidhje direkte përmes Skype, ka treguar për festen e veçantë që është duke u organizuar për Pavarësinë e Kosovës në ShBA, për emrat pjesëmarrës për kremten e 17 shkurtit në Brooklyn të Nju-Jorkut.

“Sot kemi provën e parë në lidhje me koncertin. Që nga dhjetori është një punë kolosale për realizimin e këtij koncerti. Është edicioni i gjashtë që bëhet, kemi filluar që nga vitin 2018 dhe po vazhdojmë traditën ende. Kemi një kast diku 36 njerëz janë të angazhuar në projekt. Do të jetë një koncert afërsisht dy orë i cili ndahet në pesë etapa apo pesë kapituj. Pjesë e kastit janë Merita Halili, Raif Hyseni, Aurela Gaçe, Mariza Ikonomi, Flaka Krelani, Vedat Ademi, Esterina Syla dhe shumë të tjerë”.

“Koncerti dhe do të xhirohet që të kenë mundësi që edhe publiku nga Kosova dhe diaspora ta shikojnë dhe do të transmetohet në Kosovë, Shqipëri gjithashtu do të jetë edhe në Youtube dhe në media të tjera sociale”, u shpreh Oda.

Për të kuptuar më shumë rreth koncertit, klikoni tek linku i mëposhtëm.

 

 

The post Ergin Oda shpalos detaje nga koncerti i Pavarësisë së Kosovës në ShBA (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights