Home > Uncategorized > Ylli përballet me Trepçën në gjysmëfinale të Kupës

Ylli përballet me Trepçën në gjysmëfinale të Kupës

//
/
Comments are Off

Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 76:58 duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku të enjten përballet me Trepçën.

Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli me një seri prej 15:5 dhe e thelluan më shumë në çerekun e parë për të fituar këtë pjesë 31:12.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 18:19, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 49:31.

Ylli ruajti epërsinë në pjesën e dytë, përkundër tentimeve nga kuqezinjtë dhe triumfuan 76:58, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës transmeton Klankosova.tv

Alonzo Verge Jr ishte më i miri te Golden Eagle Ylli me 18 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te “kuqezinjtë” më i miri ishte Jordan Dallas, me 14 pikë e 11 kërcime.

The post Ylli përballet me Trepçën në gjysmëfinale të Kupës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights