Home > Uncategorized > Haxhiu jep detaje rreth themelimit të Gjykatës Administrative

Haxhiu jep detaje rreth themelimit të Gjykatës Administrative

//
/
Comments are Off

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje rreth themelimit të Gjykatës Administrative, projektligj i cili u miratua sot në mbledhjen e 188-të të qeverisë së Kosovës.

Në një konferencë për media, ajo tha se themelimi  kësaj Gjykate ka qenë zotim i tyre për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ne votuam këtë projektligj që ka për qëllim zgjedhjen e të gjitha kontesteve administrative përveç atyre në juridiksion të Gjykatës Supreme dhe gjitha kontestet nga marrëdhënia e punës në mes të personit fizik dhe institucionit të sektorit publik. Stafi i kësaj Gjykate do të shtohet me qëllimin që të jenë të përgatitur profesionistë edhe të përballojnë lëndet që janë të natyrës administrative”, tha Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

The post Haxhiu jep detaje rreth themelimit të Gjykatës Administrative appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights