Xhavit Beqiri, ish-këshilltar i Presidentit Fatmir Sejdiu, ka folur për 16 shkurtin e 15 vjetëve më parë, që i ka paraprirë ditës në të cilën Kosova do ta shpallte mëvetësinë.
Ai ka thënë se Presidenca e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera kanë qenë në koordinim të ngushtë me shtetet perëndimore.
“Në natën në mes të 16 dhe 17 shkurtit kemi mbetur deri vonë në punë. Fatmirësisht ka pasur koordinim me aleatët dhe miqtë që e kanë ndihmuar Kosovën që ta shpallte pavarësinë”, ka thënë Beqiri në Edicionin Special në Klan Kosova.
Ai ka treguar se emocioni më I madh për të ka qenë kur kanë ndodhur njohjet e para ndërkombëtare.
“Ne ishim të preokupuar dhe nga aspekti emocional nuk e jetonim shumë si moment”.
The post Ish-këshilltari i Presidentit Sejdiu: Shpallja e pavarësisë u bë në koordinim me aleatët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


