Orhan Murati moderator i lajmeve ka folur rreth televizionit Klan Kosova, pra në prag të 15-vjetorit të themelimit të tij.
Këtë Murati e bëri përmes një lidhjeje direkte për Info Magazine.
“Të gjithë shqiptarëve gëzuar 16 -vjetorin e Pavarësisë e në veçanti Klan Kosovës 15-vjetorin e themelimit që prej të parëve e deri te ardhja e fundit të gjithë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të qenë sot ku është si televizion”.
Më tutje Murati tha se Klan Kosova vazhdon të mbetet televizioni më i preferuar për shkak se pas tij qëndrojnë njerëz të fortë, ka strukturë e themel të fortë.
“Klan Kosova ka një strukturë të fortë, ka themel të fortë dhe mbi të gjitha ka njerëz shumë të fortë që sot mbetet një televizion i preferuar i Kosovës por edhe më gjerë”.
Po ashtu moderatori tregoi për tri rastet e lajmeve që i kanë mbetur në mendje për shkak të emocionit që kanë përcjell.
“Ka qenë lajmi nga Rajoni i Dukagjinit ku i fejuari shkonte tek e fejuara në ceremoni bën ndeshje dhe e humb jetën dhe ne kishim lajmin e parë atë natë, lajmi i dytë është kur një plumb qorr po nga rajoni i Dukagjinit vrau një nënë dhe kishte lënë një fëmijë një vjeç. Lajmi i tretë që kurrë nuk mund ta harroj për shkak të ndjesisë që e ka si informacion, në rajonin e Kamenicës një fëmijë u shqye nga qentë endacak. Problemi këtu ka qenë se si ta ndërrojmë emocionin, pasi publiku është i ndjeshëm, të dëgjosh lajme të tilla dhe menjëherë të ndërrosh emocion, ka qenë dhe do të mbetet sfidë”, tha Murati.
Për fund theksoi se çfarë e bën të veçantë një televizion të tillë dhe u ka dhënë merita të gjithë atyre që qëndrojnë pas Klan Kosovës.
“Klan Kosova gjithmonë është veçuar me qasjen, gjithmonë është veçuar me mënyrën e informimit, Klan Kosova gjithmonë është veçuar me mënyrën se si ka qenë prezent te publiku. Dhe Publiku e ka pritur kaq mirë dhe kaq lehtë, prandaj Klan Kosova ka arritur të mbet televizioni më i pëlqyer, kjo fjalë punës së madhe të departamentit të informacionit duke nisur nga drejtori i informacionit e me kryeredaktorë e me redaktorë me të gjithë gazetarët me montazherë e me kameraman e në fund me këtë regji që është magjia e këtij televizioni që gjithçka hidhet për publikun, janë thjeshtë një mrekulli që ka ndodhur pas luftës”.
The post Murati: Klan Kosova mbetet televizioni i preferuar në Kosovë e më gjerë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


