Home > Uncategorized > Bastisja në spitalin Nasser: Rreth 70 të arrestuar, 80 pacientë u transferuan në një vend të panjohur

Bastisja në spitalin Nasser: Rreth 70 të arrestuar, 80 pacientë u transferuan në një vend të panjohur

//
/
Comments are Off

Rreth 70 punonjës të kujdesit shëndetësor u arrestuan në bastisjen izraelite në spitalin Nasser, dhe 80 pacientë janë transferuar jashtë spitalit në një vend të panjohur.

Kështu tha Dr. Ashraf Al-Qidra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

“Vetëm 25 staf mjekësor mbeten në kompleksin mjekësor dhe ata nuk janë në gjendje të trajtojnë rastet që kërkojnë kujdes kritik. Për tre ditë, energjia elektrike është ndërprerë në kompleks, duke ndaluar furnizimin me oksigjen dhe ujë. Deri më tani, shtatë persona kanë vdekur si pasojë”, shtoi ai.

Spitali Nasser dikur ishte spitali më i madh funksional në enklavë. Forcat izraelite bastisën atë të enjten, duke arrestuar një numër të “dyshuarish”, pas ditësh të tëra bombardimesh intensive, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë ky spital ka pushuar së funksionuari pas bastisjeve izraelite. Të njëjtën gjë e tha edhe Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

The post Bastisja në spitalin Nasser: Rreth 70 të arrestuar, 80 pacientë u transferuan në një vend të panjohur appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights