Home > Uncategorized > Zirkzee shkëlqen në gjuetinë e Bolognas për top katërshe në Serie A

Zirkzee shkëlqen në gjuetinë e Bolognas për top katërshe në Serie A

//
/
Comments are Off

Bologna ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lazios me rezultat 2-1, në luftën për top katërshe në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Gustav Isaksen, në minutën e 18’. Bologna u kthye në lojë me anë të El Azzouzit, në minutën e 39’, i cili shënoi golin e barazimit.

Në pjesën e dytë, Joshua Zirkzee doli sërish në skenë duke realizuar golin e fitores në minutën e 78’.

Bologna pas fitores kalon në vendin e pestë me 45 pikë, me pikë të barabarta me Atalantan që është në pozitën e katërt.

Ndërkohë Lazio renditet në vendin e tetë me 37 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.

The post Zirkzee shkëlqen në gjuetinë e Bolognas për top katërshe në Serie A appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights