Home > Uncategorized > Spajiq pas takimit me O’Brien: Presim më shumë tregti, investitorë dhe turistë nga Amerika

Spajiq pas takimit me O’Brien: Presim më shumë tregti, investitorë dhe turistë nga Amerika

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, tha se pret më shumë tregti, investitorë dhe turistë nga ShBA-ja pas takimit me Ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien.

Spajiq tha se tema kryesore e bisedës me O’Brien ishte ekonomia. Ai theksoi se presin rezultate të mëdha nga dialogu.

“Ne presim që ekonomia amerikane të jetë më e interesuar për tregun tonë”, tha ai.

Ai tha se kanë 90 reforma që duhet të zbatohen për t’iu afruar ekonomisë amerikane. O’Brien sot është duke qëndruar për vizitë në Malin e Zi, dhe do të zhvillojë takime të ndryshme, raporton RTCG, transmeton Klankosova.tv.

The post Spajiq pas takimit me O’Brien: Presim më shumë tregti, investitorë dhe turistë nga Amerika appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights