Home > Uncategorized > Anëtarët e Beatles do të jenë subjekt i katër filmave të rinj!

Anëtarët e Beatles do të jenë subjekt i katër filmave të rinj!

//
/
Comments are Off

Sot u zbulua se regjisori i Empire of Light dhe Skyfall – Sam Mendes do të drejtojë filma të veçantë për secilin anëtar të grupit Beatles, raporton Variety, transmeton Klan Kosova.

Secili film do të fokusohet në katër anëtarët – Paul McCartney, John Lennon, Ringo Starr dhe George Harrison, duke ndërthurur gjithashtu me njëri-tjetrin, për të “treguar historinë mahnitëse të grupit më të madh në histori”, që çoi në shpërbërjen e vitit 1970.

“Jam i nderuar që tregoj historinë e grupit më të madh rock të të gjitha kohërave dhe i emocionuar të sfidoj nocionin se çfarë përbën një udhëtim në kinema”, tha regjisori Sam Mendes në një deklaratë.

Sony është vendosur të financojë dhe publikojë katër filmat, të cilët do të dalin të gjithë në vitin 2027, në një strategji “inovative dhe novatore” të publikimit.

“Ne synojmë që kjo të jetë një përvojë unike emocionuese dhe epike kinematografike: katër filma, të treguar nga katër këndvështrime të ndryshme që tregojnë një histori të vetme për grupin më të famshëm të të gjitha kohërave”, tha producentja Pippa Harris. “Të kesh bekimin e The Beatles dhe Apple Corps për ta bërë këtë, është një privilegj i jashtëzakonshëm”, shtoi Harris.

The post Anëtarët e Beatles do të jenë subjekt i katër filmave të rinj! appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights