“Ora e Pasdites” sot pati të ftuar avokatin Arianit Koci dhe bashkëshorten e tij, dizajneren Merita Harxhi Koci.
Një çift që udhëton shumë, udhëtime të cilat shumë bukur të përshkruara i sjell Arianiti në një formë ditari elektronik në profilet e tij në rrjetet sociale, të cilat i dokumenton me video dhe fotografi.
Ata ndanë shumëçka nga jeta e tyre, por në veçanti folën për udhëtimet e tyre të fundit të cilat po i realizojnë dhe treguan si është e mundur të realizosh udhëtime të tilla.
“Unë tentoj përmes statuseve të mia me dërgu gjithmonë porosi. Kush përton që të lexojë libra, mundet të lexojë së paku statuse. Unë tentoj që në mënyrë të pavetëdijshme një pjesë të publikut me ushqy me informacione nëse eventualisht ju mungon. Jam në komunikim të vazhdueshëm me ata që më përcjellin, disa më thonë që më shumë po ndjej kënaqësi kur po shëtiti dhe po i shkruan t’i se unë përtoj me shëtit e po më duket që jam duke shëtit unë. Për shkak meje shumë njerëz kanë fillu me i pëlqy udhëtimet, kafshët, librin duke i lexuar statuset e mia”, u shpreh Arianiti.
Gjatë intervistës, ata u pyetën se a kanë udhëtuar shpesh kur kanë qenë edhe fëmijët e vegjël.
“Po, kemi udhëtuar edhe me fëmijë normal jo gjithmonë, fatmirësisht i kam pasur prindërit që janë kujdesur. Me fëmijët kemi shku disa herë rreth Evropës dhe ata kanë shëtit pastaj kur janë rrit, nuk ju është dukur interesant asgjë sepse si fëmijë e kanë pa shumicën e Evropës. Tani vajza jeton në Kosovë kurse djali në Amsterdam”, tha Merita.
Për të shikuar intervistën e plotë, klikoni më poshtë.
The post Arianiti dhe Merita, shëtitësit e botës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



