Analisti Sadri Ramabaja, ka thënë se kërcënime si ai ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si ai në Maqedoninë e Veriut, nuk do të jetë as i pari dhe as i fundit.
Këtë deklaratë, Ramabaja e bëri në studion e emisionit “Kosova Today” në Klan Kosova.
“Nuk do të jetë hera e parë as e fundit, pasi Ksoova dhe përgjithësit skena politike shqiptare ndodhet para një situate pothuaje turbulente e ndryshimeve të pritshme në rajonin Ballkanit, që zëri i ekuilibruar i kryeministrit për të mbrojtur interesat nacionale e pengon këtë luftë dhe segmentet e shteteve fqinje për të depërtuar tutje në hapësirën e Evropës Juglindore”, tha Ramabaja, njofton Klankosova.tv.
The post Ramabaja në “Kosova Today”: Kërcënimi si ai ndaj Kurtit s’do të jetë as i pari dhe as i fundit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


