Është votuar në Kuvendin e Shqipërisë me 77 vota marrëveshja e emigranteve mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.
Marrëveshja nuk ka marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që për këtë pakt ka votuar edhe PDIU.
“Projektligj për ratifikimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane për formcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit. Ky akt kërkon shumicë absolute votash. Votimi është i hapur, hapet votimi. 77 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Javën e kaluar marrëveshja mori “OK” edhe nga Gjykata Kushtetuese, si një pakt në përputhje me Kushtetutën, duke hedhur poshtë propozimet e opozitës.
Kjo marrëveshje parashikon ndërtimin në Shqipëri të kampeve që do të presin emigrantët afrikanë të kthyer nga Italia, derisa të plotësohet dokumentacioni i tyre, ku do të shihet nëse do të përfitojnë azil apo jo.
Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita në të dy vendet, por edhe nga eksponentë të lartë të BE-së, të cilët kanë shprehur skepticizmin e tyre për të. /euronewsalbania/Klantv
The post Kuvendi i Shqipërisë voton marrëveshjen me Italinë për emigrantët appeared first on Klan Kosova.



