Një këmbësor sot është goditur për vdekje nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në lidhje me këtë, sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur eksperti i komunikacionit, Nol Deda i cili tha se kryqëzimi ku ndodhi aksidenti paraqet një rrezikshmëri të lartë.
“Kryqëzimi afër Ministrisë së Arsimit paraqet një rrezikshmëri të lartë, duke pasur parasysh se ai kryqëzim i rrugës është i rregulluar edhe me semafora”.
“Por, ka raste kur edhe semaforat nuk funskionojnë, pastaj janë edhe shenjat e komunikacion. Shumica e aksidenteve që ndodhin pikërisht në atë kryqëzim të rrugëve janë me këmbësorë”, është shprehur ai.
The post Vdekje 26-vjeçarit, Deda: Kryqëzimi afër Ministrisë së Arsimit paraqet rrezikshmëri të lartë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



