Rreth 31 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga pushtimi i Rusisë dy vjet më parë, ka njoftuar presidenti Volodymyr Zelensky.
“31 mijë ushtarë janë vrarë në këtë luftë. Jo 300 mijë apo 150 mijë siç pretendojnë rrejshëm Putini dhe rrethi i tij”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në Kiev.
“Megjithatë, kjo është një humbje e madhe për ne”, vazhdoi ai.
Zelensky tutje tha se nuk do ta zbulojë numrin e ushtarëve të plagosur ose të zhdukur, pasi sipas tij, kjo do ta ndihmonte planifikimin ushtarak rus, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klankosova.tv.
The post Rreth 31 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë në luftën me Rusinë, thotë Zelensky appeared first on Klan Kosova.


