Organizata joqeveritare, Lëvizja FOL, ka publikuar raportimin që lidhet me realizimin e planifikimeve të Qeverisë së Kosovës për periudhën janar-dhjetor të vitit 2023.
Hulumtuesja e FOL-it, Viona Bunjaku, tha se gjatë vitit 202, Qeveria e Kosovës i ka pasur gjithsej 655 aktivitete të parapara për t’i realizuar, ndërsa janë realizuar vetëm 36 për qind prej tyre, ndërsa nuk janë realizuar 234 aktivitete, kurse për 270 aktivitete të tjera, ajo tha se s’kanë marrë përgjigje.
“Duke pasur parasysh që ne i kemi kërkuar qasje dhe përmes një pyetësori i kemi kërkuar të dhëna se sa aktivitete janë realizuar brenda periudhës janar – dhjetor të vitit 2023, ne kemi marrë përgjigje nga ministritë por nuk kemi marrë përgjigje nga Zyra e Kryeministrit dhe nga MINT-i, por edhe nga MB-ja”.
“Këtë përqindje e kanë ulur edhe Zyra e Kryeministrit, MB-ja dhe ajo e MINT-it të cilët nuk kanë kthyer përgjigje nëse i kanë realizuar aktivitetet. Kjo përqindje është më e ulët sesa vitet e kaluara, pasi në vitin 2022 ne i kemi pasur 49 për qind të Planit Kombëtar për Zhvillim të realizuar nga qeveria ndërsa në vitin 2021 kemi pasur diku rreth 50 për qind të Planit Kombëtar për Zhvillim të realizuar dhe tashmë kemi 36 për qind që tregon një rënie të dukshme të realizimit të aktiviteteve të parapara”, tha ajo në “Info Magazine” në Klan Kosova
Tutje, Bunjaku tha se FOL-i e ka hartuar një pyetësor që i është dërguar secilës ministri, ku tha se disa nga ministritë kanë dhënë informacione shtesë për aktivitetet që i kanë realizuar, mirëpo MINT-i dhe ministria e Mbrojtjes dhe Zyra e Kryeministrit nuk kanë dashur t’i komentojnë aktivitetet që kanë pasur për t’i realizuar.
Lëvizja FOL ka bërë ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi për qasje në dokumente publike dhe jemi duke pritur përgjigje për të marrë konfirmimin se qeveria duhet të na kthejë një përgjigje nëse këto aktivitete janë realizuar brenda asaj periudhe”, tha ajo.
The post Bunjaku (FOL): Qeveria i realizoi vetëm 36% të aktiviteteve, për 270 s’kthyen përgjigje (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


