Home > Uncategorized > Gjakovë: Përleshje mes disa nxënësve, lëndohet një person

Gjakovë: Përleshje mes disa nxënësve, lëndohet një person

//
/
Comments are Off

Një përleshje mes disa nxënësve të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, u raportua se ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, përmes zëdhënësit Sheremet Elezaj.

Elezaj tha për Klankosova.tv se organet e rendit janë njoftuar rreth ngjarjes nga Spitali Rajonal.

Elezaj tha se janë në kërkim të të dyshuarve të përfshirë në rast.

“Një person mashkull i mitur ishte duke u trajtuar për shkak të disa lëndimeve të lehta trupore. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para dyshohet se i njejti ishte përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK”. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurorit i shtetit, me vendimin e të cilit është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor”, tha ai për Klankosova.tv

Nuk dihen detaje akoma se cila ka qenë arsyeja e këtij konflikti.

The post Gjakovë: Përleshje mes disa nxënësve, lëndohet një person appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights