Athletico Bilbao e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat të thellë prej 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Serinë e golave për baskët e hapi Inaki Williams në minutën e 13-të të ndeshjes, ndërsa Nico Williams e dyfishoi epërsinë në minutën e 42-të.
Kurse, në minutën e 61-të Guruzeta shënoi për rezultatin përfundimtar prej 3-0, njofton Klankosova.tv.
Rezultati i përgjithshëm në të dy ndeshjet ishte 4-0, pasi Bilbao e pati fituar edhe ndeshjen si mysafir te Atletico Madridi
The post Bilbao me fitore të thellë e eliminon Atletico Madridin nga Kupa e Mbretit appeared first on Klan Kosova.


