Anëtari i lartë i Hamasit, Izzat Al-Rishek, paralajmëroi se vrasja e njerëzve që marrin ndihma nga kamionët në Gaza mund të çojë në dështimin e bisedimeve në vazhdim që synojnë lirimin e pengjeve dhe armëpushimin.
“Negociatat nuk janë një proces i hapur”, tha ai në një deklaratë të publikuar nga Hamasi në Telegram, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ne nuk do të lejojmë që rruga e negociatave të bëhet një mbulesë për krimet e vazhdueshme të armikut kundër popullit tonë në Rripin e Gazës”, tha Al-Rishek.
Sot më herët, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 104 persona janë vrarë dhe 760 janë plagosur sot në një incident ku trupat e IDF hapën zjarr, derisa civilët palestinezë po mblidheshin rreth kamionëve me ndihma ushqimore.
The post Një anëtar i lartë i Hamasit: Vrasjet në Gaza mund të çojnë në dështimin e bisedimeve për armëpushim appeared first on Klan Kosova.


