Gazetari nga Shqipëria, Andri Vrapi, ka folur për raportimet rreth ndarjes së njëri prej çifteve më të njohura të shoubizit Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut.
Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se momenti i vetëm kur duhet të besohet se çifti janë ndarë është kur të shkojnë në gjykatë publikisht dhe të flasin se janë në proces të divorcit.
“Kjo nuk është hera e parë që Besi dhe Xhensila raportohen si të ndarë në media, me sa duket këtë herë çështja është më serioze se herëve të tjera. Tashmë e dimë se çifti janë në proces të divorcit pavarësisht se të dy kanë kërkuar që mediat më të mor merren me ta”.
“Nga ana tjetër ka zëra se këto lajme nuk janë të vërteta, por janë metodë që çifti të përfitojnë për famë dhe përfitime, do ta kemi të sigurt kur ti shohim në gjykatë, kur të nisë procesi, kjo do të jetë një gjë publike, dhe nuk mund ta fshehin”, ka thënë Vrapi. /Klankosova.tv
The post Vrapi: Besi dhe Xhensila në proces të ndarjes (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


