Milani e ka fituar derbin lokal ndaj Lazios me rezultat minimal prej 0-1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta nisi me tensione ku Pellegrini u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda shtatë minutave, e që e la Lazion me një lojtar më pak.
Në minutën e 77-të Leao shënoi gol për Milanin, por pas intervenimit të VAR-it, goli u anulua, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, vetëm 11 minuta më vonë ishte Okafor ai që e shënoi golin e parë të rregullt në takim, për t’ia dhënë fitoren Milanit.
Ndeshja u tensionua edhe më shumë në fund të takimit, ku lojtarët e Lazios, Marusiq dhe Guendouzi u ndëshkuan të dy me të kuq.
Me këtë fitore, Milani është në pozitën e tretë me 56 pikë, 13 më pak se Interi që është në të parin, ndërsa Lazio gjendet në vendin e tetë me 40 pikë.
The post Milani e fiton kaotik ndaj Lazios appeared first on Klan Kosova.


