Home > Uncategorized > Anija mallrash Rubymar e sulmuar nga Houthis është fundosur, thotë qeveria e Jemenit

Anija mallrash Rubymar e sulmuar nga Houthis është fundosur, thotë qeveria e Jemenit

//
/
Comments are Off

Anija e mallrave Rubymar, e sulmuar muajin e kaluar, është mbytur në Detin e Kuq jugor, tha në një deklaratë të shtunën qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit.

Nëse verifikohet, do të ishte anija e parë e humbur që kur militantët Houthi filluan të synonin anijet tregtare në nëntor.

Deklarata e qeverisë tha se anija u mbyt të premten mbrëma dhe paralajmëroi për një “katastrofë mjedisore”.

Anija mbante më shumë se 41 mijë ton pleh kur u sulmua, tha më parë Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Militantët Houthi të Jemenit kanë sulmuar anijet tregtare në rajonin e Detit të Kuq që nga mesi i nëntorit, duke thënë se ata po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gaza.

The post Anija mallrash Rubymar e sulmuar nga Houthis është fundosur, thotë qeveria e Jemenit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights