Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka arritur në tapetin e kuq të Brit Awards, përpara performancës që do ta ketë.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ishte e veshur me një fustan të zi, i cili i ngjante tejmase, transmeton KlanKosova.tv.
Gjashtë herë fituesja e Brit, është e nominuar këtë edicion në tri kategori: Artistja e Vitit, Pop Act dhe Kënga e Vitit. Ajo do të jetë e para që do të performojë në O2 Arena.
“Dëshiroj që performancave të mia t’ua shtoj pakëz rrezik”, u ka thënë Lipa mediave nga tepihu i kuq. “E tëra ka të bëjë me kënaqësinë dhe krijimin e një spektakli dhe dua të them se çfarë vendi më të mirë mund të ketë sesa shtëpia, Londra, në Brits”.
Dua Lipa, këngëtare shqiptare me famë botërore
The post Dua Lipa arrin në tepihun e kuq të Brit Awards appeared first on Klan Kosova.



