Home > Uncategorized > Harris: Duhet të ketë armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe më shumë ndihmë – pa justifikime

Harris: Duhet të ketë armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe më shumë ndihmë – pa justifikime

//
/
Comments are Off

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka thënë se duhet të ketë një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza.

Ajo i bëri thirrje qeverisë izraelite të bëjë më shumë për të rritur rrjedhën e ndihmës, “pa justifikime”.

Harris tha se një armëpushim gjashtë-javor do të nxirrte pengjet dhe do të merrte një sasi të konsiderueshme ndihme në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tha gjithashtu se ka një “marrëveshje në tryezë” dhe Hamasi “duhet të pajtohet me këtë”.

The post Harris: Duhet të ketë armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe më shumë ndihmë – pa justifikime appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights