Home > Uncategorized > Shkurti shkruan rekord për Shqipërinë, mbi 577 mijë udhëtarë hynë në vend

Shkurti shkruan rekord për Shqipërinë, mbi 577 mijë udhëtarë hynë në vend

//
/
Comments are Off

Muaji shkurt për Shqipërinë shënoi një tjetër rekord për sa i përket hyrjeve në vend të udhëtarëve.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë të ditur për të dhënat më të fundit, që tregojnë se nga aeroporti i Rinasit kanë hyrë në Shqipëri 577 mijë e 515 udhëtarë.

Këtë Rama e postoi në X, përcjell Klankosova.tv

Ndërkaq kjo shifër është 69 për qind më e lartë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

“Në Shkurt 2024, mirëpritëm 577,515 udhëtarë, një rritje me 69% nga viti i kaluar. Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat u rritën në 1,202,785, duke shënuar një kapërcim me 59%! Bukuria e Shqipërisë po thërret, ejani dhe shikoni pse të gjithë po udhëtojnë drejt nesh”, shkroi Rama.

 

The post Shkurti shkruan rekord për Shqipërinë, mbi 577 mijë udhëtarë hynë në vend appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights