Home > Lajme > Stuhi të mëdha bore godasin SHBA-të

Stuhi të mëdha bore godasin SHBA-të

///
Comments are Off

Moti i keq dhe stuhi të mëdha të borës, kanë përfshirë disa zona të Kalifornisë dhe Nevadas, në perëndim të Shteteve të Bashkuara.

Si pasojë e bores, janë mbyllur rrugët, qendrat e skijimit dhe mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhitë kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur deri në 305 kilometra në orë.

Njerëzit janë paralajmëruar gjithashtu për rrezikun nga orteqet.

Ndërkohë, në disa zona të tjera të SHBA-së, vendet si Teksasi po përballen me zjarre masive pyjore. Më shumë se 49,000 familje ishin pa energji që nga e shtuna në Nevada dhe Kaliforni sipas PowerOutage.us.

mgid.com, 474771, DIRECT, d4c29acad76ce94f
Verified by MonsterInsights