Prokuroria e Spanjës e ka akuzuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, pasi dyshohet për mashtrim tatimor.
Në lidhje me këtë ka reaguar Ancelotti, duke thënë se ndjehet i pafajshëm në lidhje me këto akuza.
“Është një histori e vjetër që ka nisur tetë vjet më parë. Prokuroria mendon se unë kam qenë rezident dhe nuk kam qenë. Unë tashmë e kam paguar gjobën”, u shpreh Ancelotti.
“Jam i pafajshëm”.
Ancelotti dyshohet se ka përdorur kompani fantome për të fshehur një pjesë të të ardhurave të tij gjatë qëndrimit të tij të parë në vitin 2014-15 në Real Madrid.
Prokurorët thanë në një deklaratë të mërkurën se ata po akuzojnë Ancelottin për dy llogari të mashtrimit tatimor për të cilin dënimi mund të jetë deri në katër vjet e nëntë muaj burgim.
Trajneri italian dyshohet se ka mashtruar me 1 milion euro, duke deklaruar vetëm të ardhurat që merrte nga Reali, duke lënë jashtë të ardhurat nga të drejtat e imazhit.
The post Akuza për mashtrim tatimor, deklarohet Ancelotti: Jam i pafajshëm appeared first on Klan Kosova.





