Home > Uncategorized > Planet për hapjen e kanalit të ndihmave për Gazën, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Qipros

Planet për hapjen e kanalit të ndihmave për Gazën, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Qipros

//
/
Comments are Off

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet që të udhëtojë drejt Qipros më vonë gjatë javës.

Arsyeja e kësaj është diskutimi I planeve për krijimin e një korridori detar për të dërguar ndihma drejt Gazës, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv

Ajo do të takohet me Presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides, në Nikosia dhe do të zhvillojë vizitë në portin e Larnaca. Nga Zyra për Media e Komisionit Evropian është bërë me dije se vizita e Von der Leyen do të jetë dyditore.

Institucioni që ajo drejton ka mbështetur më parë idenë e propozuar nga Qipro për hapjen e këtij korridori.

The post Planet për hapjen e kanalit të ndihmave për Gazën, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Qipros appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights