Kompania përgjegjëse për furnizim me energji elektrike në komunat veriore, Elektrosever, u ka lënë ftesa qytetarëve që të nënshkruajnë kontratë me të.
Gjithashtu nëpër fletëthirrje kjo kompani ka dhënë edhe këshilla se si të kursehet rryma, raporton Kossev, transmeton KlanKosova.tv.
Thirrjet janë shpërndarë të shtypura nëpër lokale e objekte banimi. Gjatë kësaj jave qytetarët veriore kanë pranuar faturat e para të shpenzimit të energjisë elektrike, vlera e të cilave ishte fikse, prej 21.60 eurove.
The post Elektrosever fton qytetarët të nënshkruajnë kontrata me të appeared first on Klan Kosova.





