Liverpooli ka shënuar fitore të thellë prej 1-5 në udhëtim te Sparta Prague.
Serinë e golave e nisi Mac Allister i cili shënoi në minutën e 6’ të takimit, ndërsa Nunez e dyfishoi epërsinë në minutën e 25-të.
Ishte përsëri Nunez ai i cili me një gjuajte të fort trefishoi epërsinë në pjesën e parë, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, Bradley shënoi në portën e tij, për t’ia dhënë golin e nderit vendasve në minutën e 46-të, kurse vetëm shtatë minuta më vonë, Diaz shënoi për 1-4.
E krejt në fund, Szoboszlai shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 1-5.
The post Liverpooli shkërmoq Sparta Praguen appeared first on Klan Kosova.





