Home > Uncategorized > Suedia hyn zyrtarisht në NATO

Suedia hyn zyrtarisht në NATO

//
/
Comments are Off

Vendi nordik është tashmë zyrtarisht anëtar i Aleancës ushtarake perëndimore.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka qenë sot në Uashington për të dorëzuar dokumentet përfundimtare për këtë çështje, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Kjo do të thotë se nëse Suedia sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës do të jenë të detyruar ta mbrojnë atë.

Duke folur pas pranimit të Suedisë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se aleanca e NATO-s është tani më e fortë dhe më e madhe se kurrë.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përshëndeti masën si “historike”.

“Pas mbi 200 vjetësh mos-angazhimi, Suedia tani gëzon mbrojtjen e dhënë sipas nenit 5, garancia përfundimtare e lirisë dhe sigurisë së aleatëve”, shkroi Stoltenberg në një postim në platformën X.

“Suedia sjell me vete forca të armatosura të afta dhe një industri të mbrojtjes të klasit të parë. Pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë Aleancën më të sigurt,” shtoi ai.

The post Suedia hyn zyrtarisht në NATO appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights