Home > Uncategorized > Forcat e armatosura franceze shkatërrojnë 4 dronë luftarakë në Gjirin e Adenit

Forcat e armatosura franceze shkatërrojnë 4 dronë luftarakë në Gjirin e Adenit

//
/
Comments are Off

Forcat e armatosura franceze kanë shkatërruar katër dronë luftarakë në Gjirin e Adenit që po shkonin drejt një operacioni detar të Bashkimit Evropian të shtunën në mëngjes.

Kështu po pretendon Ministria e Forcave të Armatosura Franceze, e cila e quajti veprimin “vetëmbrojtje”.

Sipas një deklarate të kësaj ministrie një fregatë po patrullonte në Gjirin e Adenit gjatë operacionit ushtarak të BE-së për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian.

Fregata zbuloi katër dronë luftarakë që po shkonin drejt saj në “fluturim taktik” dhe i shkatërroi ata në vetëmbrojtje, thuhet në deklaratë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ministria franceze tha se “aksioni mbrojtës kontribuoi drejtpërdrejt në mbrojtjen e anijes së ngarkesave True Confidence”, e cila u sulmua të mërkurën, duke shkaktuar të paktën tre anëtarë të ekuipazhit të vrarë dhe katër të tjerë të plagosur.

“Përkrah aleatëve të tyre, forcat e armatosura franceze po kontribuojnë në sigurinë detare, nga Kanali i Suezit deri në Ngushticën e Hormuzit, dhe po marrin pjesë në mbrojtjen e lirisë së lundrimit”, shtoi ministria.

Kjo vjen pasi forcat amerikane rrëzuan 15 dronë të lëshuar nga Huthi të Jemenit të mbështetur nga Irani mbi Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit të shtunën në mëngjes, sipas Komandës Qendrore të SHBA.

The post Forcat e armatosura franceze shkatërrojnë 4 dronë luftarakë në Gjirin e Adenit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights