Në fund të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të “përgatitetshin rigorozisht” që Rusia të godiste Ukrainën me një armë bërthamore, në atë që do të ishte sulmi i parë bërthamor në luftë që kur SHBA hodhi bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki gati tetëdhjetë vjet më parë, thanë zyrtarët për CNN.
Administrata Biden ishte veçanërisht e shqetësuar se Rusia mund të përdorte një armë bërthamore taktike ose në fushëbetejë, thanë zyrtarët, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kësaj periudhe nga fundi i verës deri në vjeshtën e vitit 2022, Këshilli i Sigurisë Kombëtare thirri një seri takimesh për të vendosur planet e emergjencës “në rast të një treguesi shumë të qartë se ata ishin gati të bënin diçka, të sulmonin me një armë bërthamore, ose nëse thjesht do ta bënin, si do të reagonim ne, si do të përpiqeshim ta parandalonim ose ta pengonim atë”, tha zyrtari i parë i lartë i administratës.
The post ShBA-ja u përgatit ‘rigorozisht’ për sulmin e mundshëm bërthamor rus në Ukrainë appeared first on Klan Kosova.


