Ikona e modës, Donatella Versace, kishte mbetur e mbyllur në një ashensor rrugës për në një ngjarje.
Në një video të publikuar nga TMZ, shihen disa njerëz duke mbajtur derën e ashensorit për të ndihmuar stilisten italiane të dilte nga lifti.
Ajo po shfaqej në një ngjarje LGBT në Los Anxhelos, ku u emërua ambasadorja e parë globale e Qendrës LA LGBT.
“Është shumë emocionuese për mua”, tha Versace më vonë në ngjarje, “por edhe sepse kam mbetur e ngecur në ashensor”.
“Mendova se nuk do të arrija kurrë, por ia dola”, tha me shaka 68-vjeçarja.
U deshën të paktën katër persona që të mbanin të hapura dyert e ashensorit për të lejuar Versace dhe disa njerëz të tjerë të shpëtonin nga ashensori, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
The post Stilistja italiane, Donatella Versace, mbetet e bllokuar në lift (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


