Sot nis vizita zyrtare e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, në Kosovë.
Ai sot do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe më pas nga krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Gabriel Escobar takohet nesër.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Takimi me Osmanin nis në orën 10:00 sipas njoftimi zyrtar dhe më pas është paralajmëruar se do të ketë konferencë të përbashkët për media, njofton Klankosova.tv.
The post Escobari takohet nesër me Kurtin appeared first on Klan Kosova.


