Christie Brinkley ka zbuluar se ajo ka hequr qelizat e kancerit të lëkurës përmes operacionit.
Modelja dhe aktorja 70-vjeçare hyri në Instagram për të ndarë disa foto nga operacioni, përmes të cilave ka treguar se mjekët ishin në gjendje ta kapnin shpejt sëmundjen.
Christie gjithashtu u bëri thirrje fansave që të bëjnë kontrolle të rregullta për veten, si dhe për të mbrojtur lëkurën nga dielli.
“Lajmi i mirë për mua është se ne e kapëm herët karcinomën me qelizë bazale. Dhe unë kisha mjekë të shkëlqyeshëm që më larguan kancerin dhe më qepën deri në përsosmëri”, ka shkruar Christie, transmeton Klankosova.tv.
Për ata që nuk e dinë, karcinoma e qelizave bazale është një formë e kancerit të lëkurës që, sipas Mayo Clinic, “shpesh shfaqet si një gungë paksa transparente në lëkurë, megjithëse mund të marrë forma të tjera. Karcinoma e qelizave bazale ndodh më shpesh në zonat e lëkurës që janë të ekspozuara ndaj diellit, si koka dhe qafa.
The post Christie Brinkley iu nënshtrua një operacioni për kancer të lëkurës appeared first on Klan Kosova.





