Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka refuzuar ankesën e klubit të Llapit lidhur me parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të Malishevës, Rilind Haziraj.
Kështu me këtë vendim mbetet në fuqi fitorja e Malishevës ndaj Llapit me rezultat 2-1.
Ankesa e klubit të Llapit është hedhur poshtë për shkak se nuk është bërë brenda 24 orëve pas lojës.
“Ankesa e KF Llapi hudhet poshtë si e pa afatshme dhe ndeshja e javës së 25-të, në mes të KF Malisheva – KF Llapi, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:1 në favor të KF Malisheva”, thuhet në vendim.
“Komisioni i Garave në seancën e vet të mbajtur me datë 15.03.2024, regjistroi ndeshjet e javës së 25-të Albi Mall Superligës së Kosovës me rezultat të arritura në fushë, përveq ndeshjes KF.Malisheva KF-Llapi, e cila pas shqyrtimit të ankesës të KF-Llapi, të ushtruar me datën 14.03.2024 dhe të taksuar-paguar me datën 15.03.2024, e hudh poshtë sit ë pa afatshme ankesën”.
“Komisioni i Garave gjatë administrimit të ankesës dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se për Komisionin e Garave, sipas Nenit 72, Paragrafi 2, të Regullorës së Garave për shqyrtim dhe vendim marrje, dhe: (Kur gjirot zhvillohet të dielen dhe të mërkuren, atëher, kompletimi i lëndës së ankesës dhe taksimi-pagesa, duhet të bëhet Brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshsjes së zhvilluar)”.
“Pasi që ankesa e KF-Llapi është ushtruar me datën 14.03.2024, kurse e taksuar-paguar me datën 15.03.2024, ndërsa ndeshja është zhvilluar me datën 13.03.2024, kështu që nuk është përmbushur neni 72, paragrafi 2 i rregullores së garave, prandaj: Ankesa e KF-Llapi hudhet posht si e pa afatshme dhe ndeshja e javës së 25-të KF Malisheva – KF Llapi, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:1 në favor të KF Malisheva”.
The post FFK-ja e hedh poshtë ankesën e Llapit, mbetet fitorja e Malishevës në fuqi appeared first on Klan Kosova.



