Home > Uncategorized > Mbyllja e bizneseve, Tahiri: Kjo qeveri është duke e bankrotuar Kosovën

Mbyllja e bizneseve, Tahiri: Kjo qeveri është duke e bankrotuar Kosovën

//
/
Comments are Off

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri,  ka deklaruar se vendi po përjeton një tronditje ekonomike.

Ai ka thënë se ,e qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit.

“Informatat e para të tremujorit të parë të vitit 2024 rreth qarkullimit të bizneseve që operojnë në Kosovë janë alarmante. Fuqia blerëse ka rënë nga 15% deri në 50%. Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe në uljen e nivelit të jetesës për qytetarët”, ka thënë ai.

“Ekonomia përbën shtyllën kryesore të funksionimit të jetës në një shoqëri normale. Kjo Qeveri me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën. Dhe, të rinjtë po detyrohen t’ia mësyjnë migrimit”.

“Qeveri, vepro ose shko!”, përfundon ai.

 

The post Mbyllja e bizneseve, Tahiri: Kjo qeveri është duke e bankrotuar Kosovën appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights