Këshilli Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhje duke filluar nga ora 13:30.
Aty janë disa pika që do të shqyrtohen dhe miratohen.
“1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Listës Preliminare të Votuesve;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Qendrave të Votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
3. Njoftimit për ndërrimin e qendrës së votimit, kundërshtimit dhe konfirmimit të LV-së;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;”, shkruan në njoftimin e KQZ-së, raporton Klankosova.tv.
The post Mblidhet KQZ-ja, vendoset për qendrat e votimit në zgjedhjet e 21 prillit appeared first on Klan Kosova.


