Home > Uncategorized > Shala për marrëveshjen e Ohrit: Kurti po e zvarrit, Kosovës i sjell sanksione (VIDEO)

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Kurti po e zvarrit, Kosovës i sjell sanksione (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Anëtari i kryesisë i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala ka folur rreth marrëveshjes së Ohrit dhe se si kryeministri i vendit, Albin Kurti, sipas tij po e zvarrit këtë çështje.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, Shala tha se kjo zvarrijte Kosovës i ka sjell sanksione ndërsa për Kurtin është puro personale.

“I gjithë qëllimi i Kurtit, sado që do të zgjasë ky proces, sado që ka për ta zvarritur është se si më bë më me pak humbje elektorale, pra atij i intereson humbja e elektoratit të Vetëvendosjes, asnjëherë nuk i intereson se e gjithë kjo zvarritje i ka sjell Kosovës sanksione, prandaj për ne krejt kjo zvarritje është puro politike, puro personale për Kurtin dhe rrethin e ngushtë partiak”, u shpreh Shala.

Më tutje Shala tha se disa pika të marrëveshjes së Ohrit, Kurti i ka aranzhuar në mënyrë të veçantë me qëllim të shkaktimit të tensionit etnik, ku e përmendi  çështjen e dinarit.

“Kurti ka provuar që disa pika të asaj marrëveshje t’i aranzhoj në mënyrë të veçantë në mënyrë që me ato pika të shkaktojë një tension etnik, çështja e dinarit është e fundit dhe më e freskëta”. /klankosova.tv

 

The post Shala për marrëveshjen e Ohrit: Kurti po e zvarrit, Kosovës i sjell sanksione (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights