Home > Uncategorized > Rusia pretendon se ka shkatërruar dy grupe të diversantëve ukrainas pranë kufirit

Rusia pretendon se ka shkatërruar dy grupe të diversantëve ukrainas pranë kufirit

//
/
Comments are Off

Rusia pretendon se ka vrarë dy grupe të “diversantëve ukrainas” pranë kufirit në rajonet Belgorod dhe Kursk.

Ministria e Mbrojtjes e vendit thotë se kreu sulme parandaluese dhe, në të dyja rastet, “grupet diversante u shkatërruan”.

Kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Rajoni i Belgorodit ka qenë objektiv i sulmeve gjatë luftës, me guvernatorin lokal, Vyacheslav Gladkov, që pretendoi dje katër persona u vranë kur shtëpia e tyre në fshatin Nikolskoye u godit.

Gladkov tha sot rreth 9,000 fëmijë do të evakuohen nga qyteti i Belgorodit dhe nga disa rrethe në rajonin e gjerë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia ka lëshuar 130 raketa të llojeve të ndryshme, më shumë se 320 drone sulmuese Shahed dhe pothuajse 900 bomba të drejtuara në sulmet ndaj Ukrainës këtë mars.

The post Rusia pretendon se ka shkatërruar dy grupe të diversantëve ukrainas pranë kufirit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights