Të martën janë parandaluar dy raste të kontrabandimit me mallra në veri të Mitrovicës.
Në rastin e parë, policia derisa ishte duke patrulluar ka ndaluar një veturë me targa te huaja, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari M.V (1993) shtetas serb.
“Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen. Automjeti me mallin e kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarr veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv
Ndërsa në rastin e dytë, organet e rendit përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
“Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku ka bërë ndaljen e veturës BMW ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb. Vetura dhe personi janë dërguar ne stacionin policor per procedura te zakonshme qe zbatohen ne këto raste. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne kryerjen e detyrave policore, ne veçanti parandalimit te kontrabandimit te mallrave dhe menaxhimit efektiv te kufirit shtetëror”, thuhet tutje në njoftim.
The post Parandalohen dy raste të kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës appeared first on Klan Kosova.


