Një zyrtare e një banke në Prishtinë ka raportuar se janë deponuar 328 euro fals në monedha nga 2 euro.
Bëhet e ditur se monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klientë të ndryshëm në bankë janë deponuar 328 € para në monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
The post Deponohen mbi 300 euro fals në një bankë në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.


