Koha për fillimin e “Final 8” i Ligës Unike është afruar.
Këtë herë, është vendosur që te meshkujt të luhet në formë turneu duke nisur nga çerekfinalja me katër ekipe nga Kosova dhe katër nga Shqipëria, e cila pritet të fillojë sot një javë.
Tashme dihet edhe data se kur do të nis kjo garë.
“Ndeshjet do të zhvillohen në datat 27 deri më 31 mars në palestrën “Flamurtari” në Vlorë,” kishte shkruar njoftimi i Ligës Unike në fillim të këtij muaji.
Ndërsa skuadrat pjesëmarrëse në turneun “Final 8” të Ligës Unike 2023/24 janë: Peja, Prishtina, Trepça dhe Ylli nga Kosova, Besëlidhja, Kamza, Teuta dhe Tirana nga Shqipëria.
Në stinorin e parë të saj 2020/21, Ylli triumfoi duke fituar Pejën në finale. Në stinorin e radhës 2021/22, ndodhi e kundërta kur Peja mposhti Yllin në finale. Ndërsa stinori 2022/23 nuk u zhvillua fare.
The post Mësohet data se kur nis “Final 8” i Ligës Unike appeared first on Klan Kosova.


